Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Halilaj: Kamza “ok”, i zhgënjyer nga Flamurtari

Argend Halilaj është një nga veteranët e Kategorisë Superiore. Me një eksperiencë të madhe mbi supe, portieri vlonjat tashmë ka nisur një aventurë të re në radhët e Kamzës. Në intervistën dhënë për Supersport, ish gardiani kuqezi gjatë dy sezoneve të fundit, e pranon se mbeti disi i habitur nga vendimi i drejtuesve të Flamurtarit për largimin e tij.

Argend Halilaj: Mora një ofertë nga Kamza dhe e pranova me kënaqësi sepse kam punuar dy vite me trajnerin Ramadan Ndreu te Kastrioti. Nuk mund të lë pa thënë që nuk e prisja të largohesha, megjithatë duhet të respektoj vendimin e trajnerit dhe stafit drejtues”.

Gjithsesi, Halilaj shikon nga e ardhmja dhe ai mbetet i fkusuar te projekti aktual me Kamzën, një skuadër që ka nevojë për eksperiencën e 34-vjeçarit.

“Ne kemi pretendimet tona si skuadër. Më bëhet qejfi për curinë pozitive të Kukësit por vëmendja ime është përqëndruar te Kamza dhe të sigurojmë mbijetesën dhe për të shikuar më larg”.

Skuadra nga periferia e qytetit e nis sezonin me dy duele shumë të vështira. Kukësi-Kamza dhe Kamza-Skënderbeu në 180 minuta delikate për të besuarit e Ndreut që synojnë të grumbullojnë sa më shumë pikë.

“Shorti në dy javët e para është disi i vështirë por kjo nuk duhet të na demoralizojë dhe t’i kemi frike dhe kam besim se grupi është i etur dhe shpresoj t’ia dalim”.

 

Lajme të tjera

Katar 2022

Lionel Messi rikthehet të flasë për triumfin e Argjentinës së tij në Botërorin Katar 2022. Në një intervistë të gjatë kapiteni i kombëtares albiceleste...

Kategoria Superiore

Vesel Limaj u largua nga Tirana drejt Rumanisë, duke ndërprerë me konsensus marrëdhënien me kampionët e Shqipërisë. Për SuperSport, futbollisti nga Malisheva i lindur...

Kategoria Superiore

Kastrioti ka kryer tri përforcime në ditën e fundit të merkatos. Klubi krutan ka siguruar shërbimet e Arturo Reginaldos, Moustapha Camara dhe Stuart Gjetës....

Kategoria Superiore

Pas dy vitesh në Turqi mes Superligës dhe Ligës së Parë ku u aktivizua me Menemenspor dhe Boluspor, Gentian Selmani rikthehet në Abissnet Superiore....