Kategoria Superiore

Halili: Falënderoj Deden për sinqeritetin, më vjen keq që përgojojnë djalin tim

Menjëherë pas intervistës së Nevil Dedes, që zbuloi arsyet e largimit nga pankina e Tiranës, presidenti i bardhebluve, Refik Halili u përfshi në një lidhje direkte me emisionin “Gol pas Goli”, ku falënderoi ish trajnerin për sinqeritetin e treguar dhe u ankua për përgojimin e të birit, aktualisht pjesë e skuadrës kryeqytetase.

Jeni dakord me ato që tha Dede?
Më vjen mirë që ju si media këmbëngulni për të zbardhur të gjithë detajet dhe dua të falënderoj edhe Nevilin, që tregoi të gjithë të vërtetën në bashkëbisedimin me ju. Madje më vjen mirë që ai e tha qartë, që gjithçka u bë për të mirën e Tiranës dhe ngjyrave bardheblu. Unë që vitin e kaluar kam thënë se do të vë kusht që të paktën 5 futbollistë të akademisë të luajnë në formacion. Nuk kam qenë i çmendur, por kemi pasur lojtarë cilësorë si Muçi, Çelhaka e Ismailgeci, për të cilët duhet të them se edhe tani kemi një lumë ofertash. Unë jam pro aktivizimit të lojtarëve të akademisë, por duhet të mendojmë edhe për rezultatet, pasi në fund të fundit për ato luajmë.

Unë nuk shqetësohem për asgjë, pasi jam plotësisht i ndershëm në mënyrën e drejtimit të Tiranës, por më vjen keq që disa njerëz flasin sipas qejfit. Hafizi ka punuar te Tirana dhe jo vetëm ka marrë të gjithë lekët që kishte në kontratë, por ka shlyer edhe kredinë që kishte. Edhe më vonë, ne jemi takuar vazhdimisht dhe kemi ruajtur marrëdhëniet shumë të mira me të, e kemi bashkëpunuar edhe te akademia. Edhe Josën e kam mbajtur deri në fund në pankinë, edhe pse përfunduam një kategori më poshtë. Kam mbështetur edhe Ze marian më vonë, edhe Ard Memën, që e mora me shumë qejf, por më ka ardhur keq pasi na munguan rezultatet dhe u detyrova të ndryshoj. Edhe Egbonë e mbështeta, ndonëse nuk e aktivizonte djalin tim asnjëherë.

Më vjen shumë keq që në çdo moment dalin disa njerëz dhe vazhdimisht përgojojnë djalin tim. Çfarë faji ka ai, që është një djaë shembullor dhe pranon çdo vendim të trajnerëve, pa u sjellë asnjëherë si djali i presidentit. Më duket se këta njerëz janë të paguar për të folur keq kundër djalit tim dhe më vjen shumë keq që e përgojojnë kaq shumë. Unë bëj gjithçka për tim biri, si çdo baba për djalin e tij, por në këtë rast nuk kam ndërhyrë asnjëherë që ta favorizoj. Unë mund ta marr djalin në krahun tim, pasi ai nuk ka nevojë të luajë futboll, por e ka pasion dhe dëshiron të luajë, ndaj nuk dua t’ia heq këtë të drejtë. Nëse e meriton, të luajë, në të kundërt jo, pasi unë prioritet kam rezultatet e skuadrës. Tirana është e kompletuar me elementë shumë cilësorë dhe kemi në grup gati 6-7 lojtarë të ekipit kombëtar, ndërsa në të ardhmen mund të shtohen edhe më shumë fondet. Më vjen keq kur thonë që ka shkatërruar skuadrën, por ne do ecim përpara sepse ka edhe shumë javë dhe besoj se do të kthehemi te rezultatet e duhura.

Kush do të jetë trajneri i ri i Tiranës?
Të jem i sinqertë, nuk e kam vendosur ende dhe po e mendoj. Kur ta ndaj mendjen, do t’u njoftoj juve të parëve.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency