Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Halili në “Zona Gol”: Tirana s’është mësimore, do dorë të fortë, kam oferta për…

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ishte i ftuar në “Zona Gol”, ku foli gjer e gjatë për situatën që po kalojnë bardheblutë, të cilët fituan pas rreth 6 vitesh derbin me Partizanin.

Fitore emocionuese: Nuk kishte lot në përfundim të derbit, por ishte emocion i madh. Ishim të gëzuar jashtë mase për fitoren që bëmë mbas shumë vitesh. Kjo ishte një fitore e bukur që na shijoi të gjithëve. E kemi pritur për shumë vite. Kemi bërë merkato të mirë, por unë, personalisht, jam shumë i pakënaqur për vetë kontingjentin e lojtarëve. Derbi ishte nga ato ndeshjet e rralla që u bashkuan të gjithë bashkë, klub dhe staf. Para ndeshjes iu fola ashpër dhe i kam kritikuar që mund të penalizohen. Të them të drejtën, kur kam mundësi i ndjek të gjitha ndeshjet. Jam tifoz i Juves, më shumë përqëndrohem tek Italia.

Festimet e 100-vjetorit: Kemi diçka në plan për të bërë për 100-vjetorin, por po e mbajmë sekret. Diçka që do të ketë lidhje me fanellën. Më mirë ta zbulojmë ditën e 100-vjetorit.

Stadiumi i ri, me fat: Pashë që kishte një mobilizim, ishte një ndeshje ku luftuan të gjithë dhe morën atë fitoren që na gëzoi pa masë. Ndoshta ka qenë edhe stadiumi i ri. Kenaqësi e madhe, ishte stadiumi dhe fusha që na kthenë fatin. Shpresoj ta kemi dhe në ndeshjen e ardhshme e me çdo skuadër që luajmë. E kam parë dy herë ndeshjen nga fillimi deri në fund, për të qenë edhe i qetë, se në stadium kemi emocion dhe nuk i shikojmë të gjitha. E kam parë disa herë golin e Cobbinah. Gëzimin e parë e ndava me rrethin e ngushtë të shoqërisë. Prisnim të kishim bileta më shumë, sepse stadiumi është i madh. Vetëm 15 kishim. Thamë u thye tersi dhe shumë të tjera. Ishte moment shumë i gëzueshëm.

Vazhdimësia: Penalizimi do të jetë shumë i rëndë, nëse nuk bëjnë ato që duhet. Deri tani nuk kam dashur të penalizoj njeri. Kemi favoret dhe mundësitë që ka çdo skuadër. Kemi kalendar shumë të mirë. Shpresoj t’i marrim ndeshjet me radhë dhe të shkojmë aty ku kemi pikësynimet. Duhet të ulim pak euforinë, sepse kemi bërë detyrën. Duhet të luftojmë dhe ndeshjet t’i marrim me radhë. Shpresoj që në të ardhme të bëjmë ndeshje sa më të mira për të kënaqur tifozerinë. Tifozët e kanë bërë detyrën, kanë ardhur e na kanë mbështetur gjithmonë.

Paralajmërimi: Kemi tifozërinë më të madhe në Shqipëri. Duhet të bëjmë më të mirën, për të shkuar drejt trofeve. Është folur shumë për mua që jam njeri që kam larguar shumë trajnerë, rezultatet të detyrojnë që të largosh trajnerë. Te klubi ynë ka ardhur momenti që të mbajnë përgjegjësi edhe futbollistët. Nëse nuk do të ketë rezultate, do të ketë largime lojtarësh. Të përqendrohen që mos të ndodhë. Po kalojmë një krizë financiare, e gjithë Europa dhe ne këtu. Kanë një fat të madh që janë në klubin më të madh. Duhet të bëjnë kujdes.

Presioni te Tirana: Ata që kanë luajtur te Tirana e dinë shumë mirë që ka presion të vazhdueshëm. Ka trajnerë që nuk e kanë mbajtur presionin, kur ka ndërhyrje nga grupe të ndryshme. Trajneri duhet të jetë i fortë dhe të largohet nga presioni. Nuk duhet t’i marrë parasysh fjalët e njerëzve. Kam dëgjuar që thonë e bën formacionin presidenti, por mund t’i pyesni të gjithë, që jam i vetmi president që nuk kam ndërhyrë kurrë. Unë thjesht e pyes si është formacioni dhe mund të jap një mendim, por nuk mund të ndërhyj që të prish skuadrën time dhe të bëj vendosje lojtarësh. Kur fola me Egbonë, i kam bërë 2-3 pyetje dhe dëshira ime ishte që ata të shkonin në pozicionet e tyre. Për mua është e mirë është që futbollisti të luajë në pozicionin e tij dhe nuk duhen bërë eksperimente. Kur s’ke lojtarë, mund të bësh ndonjë eksperiment.

Aktivizimi në rolet jonatyrale: Klubi i Tiranës nuk është mësimore. Hoxhallari ka ndryshuar disa herë pozicionin. Unë them që ai duhet të luaj në pozicionin e vet. Shumë futbollistë të mëdhenj në botë nuk i ndryshojnë pozicionet e tyre. Te kjo ndeshje them se lojtarët luajtën në pozicionet e tyre, u bashkuan të gjithë bashkë dhe dhanë maksimumin. E njoh shumë mirë futbollin, e ndjek skuadrën hap pas hapi. Shumë herë ka gabuar skuadra, ndoshta nuk janë impenjuar maksimalisht. Por e them me shumë bindje, ndryshimi i pozicioneve të lojtarëve na ka penalizuar. Kur filloi kampionati deri te ndeshja e 4-t kishim 10 pikë.

Dora e fortë: Po ta bëja unë formacionin, do kërkoja që djali im të luante çdo ndeshje. Unë dua që klubi të fitojë, nuk më intereson kush luan. Kam hallin e investimeve. Do pak dorë të fortë klubi.

Aktivizimi i të rinjve: Trajneri duhet të aktivizojë futbollistët e rinj. Duhet patjetër që në formacion të kemi 4-5 lojtarë të rinj, nën 21-vjeç. Kemi lojtarë të rinj që mund ta përballojnë kampionatin. Nuk është presion. Muçi meriton të jetë pjesë e skuadrës. Kemi Celhakën, që e shikoni vetë. Unë kam oferta për Celhakën dhe Muçin. Trajnerët thonë prit se nuk i ka ardhur ora akoma. Klubin nuk e ka vetëm Halili. Klubi ka një staf dhe akademi shumë të organizuar. Futbollistët e Akademisë duhet patjetër të aktivizohen. Duhet të luajnë se s’bën, asnjë e keqe nuk do t’i vijë klubit tonë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...