Kategoria Superiore

Halili: Ze Maria profesionist dhe korrekt, na ndanë rezultatet

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, sqaroi në konferencën për shtyp ku njoftoi zyrtarisht divorcin me Ze Marian që ishin rezultatit që e çuan në këtë vendim, ndërsa në çdo aspekt tjetër nuk ka patur asnjë ankesë për trajnerin, të cilin e konsideron mjaft korrekt dhe të përkushtuar në punën e tij.

“Menduam bashkë me trajnerin që të bëjmë një konferencë bashkë. Sepse kemi një klub me histori të madhe dhe na takon të jemi të kujdesshëm me të gjithë stafin. Jam 80% të ditës i angazhuar me Tiranën. Asnjë blerje nuk bëhet pa fjalën time. Për çdo gjë që bëhet në klub unë njoftohem dhe jap miratimin. Jo se jam diktator, por është normale që një drejtues të dijë çdo gjë.”

“Divorci”, jo i mirë për klubin: “Ze Maria ka qenë shumë i angazhuar për të bërë shumë gjëra të mira. Ndoshta edhe te ekipi i akademisë. Kemi folur bashkërisht dhe kemi vendosur që të bëjmë disa rregullime. E kemi parë që përsëri akademia do terrene sportive dhe kishim në plan që të kapim çdo skuadër që luan me stemën e Tiranës. Ze Maria është profesionist dhe shumë korrekt. Nuk kemi pasur asnjë thyerje disiplinore. Kemi qenë korrekt me çdo aktivitet, por në fund erdhi kjo ndarje që nuk ishte e mirë as për klubin.”

Rezultat negative: “Do të ishte mirë që ta vazhdonim, por vetëm rezutlatet na detyrojnë ta bëjmë këtë. Javë pas jave kemi folur, ku vetë trajneri ka kërkesat, ankesat për sa i përket pjesës së lojës apo informacionet që dilnin në media. Te unë del shumë kollaj informacioni, pasi nuk kam pse ta mbaj fshehur. Kontratën e keni pasqyruar jo të saktë në përgjithësi, por nuk ka shumë rëndësi. Nuk na ka mbajtur fare pjesa ekonomike. Ze Maria ka qenë një njeri shumë korrekt dhe tolerant. Kur u ngjitëm në Superiore ndërtuam një kontratë të re 2-vjeçare, me të drejtën e klubit për ta rinovuar në vitin e dytë. Kam vlerësuar shumë javët e fundit përpjekjet që Ze Maria bënte për ta çuar këtë skuadër përpara.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top