Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Hallaçi: Apolonia e rrezikshme, Kukësi do edhe Kupën!

Nga kampionati te Kupa e Shqipërisë. Vëmendja e Kukësit është në 2 fronte pasi verilindorët dëshirojnë me çdo kusht një trofe në këtë sezon. Gjithsesi për ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës ndaj Apolonisë që do të luhet në Fier këtë enjte, trajneri Orges Shehi ja ka lënë stafetën ndihmësit të tij Rrahman Hallaçi. Numri 2 i stolit të Kukësit e pranoi se Apolonia është një kundërshtar i rrezikshëm që duhet vlerësuar maksimalisht. Në intervistën për faqen e klubit Hallaçi theksoi se në këtë takim do të aktivizohen disa nga lojtarët që kanë luajtur më pak gjatë kësaj periudhe.

STËRVITJA DHE GJENDJA FIZIKE- “Gjendja fizike e skuadrës deri në këto momente është e mirë. Mendoj se duhet të vazhdojmë me këto ritme qofte të stërvitja, qoftë te regjimi i futbollistëve. Kemi qenë të shkëputur për një kohë shumë të gjatë, por tani kemi bërë edhe një minifazë përgatitore të gjithë të grupuar dhe mendoj se gjendja fizike do të vazhdojë të jetë e mirë deri në fund të kampionatit. Deri në këto momente nuk kemi pasur shqetësime sepse çdo gjë po bëhet me më të mirën dhe maksimumin e mundshëm.”

KUPA PAS KAMPIONATIT- “Kemi ndeshjen e Kupës. Ky trofe është objektivi dytë i joni. I pari është kampionati, është një distancë e shkurtër me Tiranën, por ne do vazhdojmë deri në sekondën e fundit dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund.”

APOLONIA- “Nesër kemi Kupën, luajmë me Fierin, që është një kundërshtar, i cili duhet vlerësuar, pasi historia e ka treguar vetë se skuadrat e ardhura nga një kategori më poshtë tregojnë vlerat e tyre dhe mendoj se ne do bëjmë maksimumin për ta siguruar që në ndeshjen e parë kualifikimin. Kemi objektivat tonë si në Kupë si në kampionat. Do i jepet mundësia edhe disa futbollistëve të tjerë, që kanë qenë në pankinë dhe mendoj se do shkojë gjithçka në rrugën e duhur.”

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...