Kupa e Shqiperise

Hallaçi i revoltuar: Jemi në krizë totale, s’duhet ta përmendim më fjalën titull

Rrahman Hallaçi u shfaq i revoltuar pas humbjes me Vllazninë, duke pranuar krizën në kampin kuksian. Në “Gol pas Goli”, trajneri i verilindorëve u shpreh:

“Situata është jashtëzakonisht e vështirë. I thashë skuadrës që të kishim kujdes dhe nuk duhet ta humbisnim këtë ndeshje. Moment jashtëzakonisht i vështirë. Krizë totale. Këto ishin mundësitë në këto momente. Kur je në gjendje krize duhet të shtangohesh shumë pas. Më vjen keq, sepse morëm një gol nga një gabim teknik. Shkuam te porta, por duhet të shënosh. Duhet ta pranojmë se jemi në situatë jashtëzakonisht të vështirë.”

Titulli, larg: “Fjala titull kampion, nuk duhet të përmendet më. Tani duhet të mendojmë si të dalim nga kjo situatë e rënduar. Ka lojtarë cilësor, por nuk po japin atë që duhet. Po vuajmë si skuadër në total, nuk është se po vuan në një repart. Në këto momente që flasim, kaq ishte mundësia. Nuk e di çfarë do bëjmë në të ardhmen. Do flasim edhe me drejtuesit.”

Dalja nga situata: “Ngërçi psikologjik është i pranishëm. Të gjithë së bashku duhet të japim maksimumin. Kemi pasur gjendje të rënduar. Lojtarët me eksperiencë duhet të marrin më shumë përsipër. Skuadra e Kukësit nuk ka qenë asnjëherë në këtë situatë kaq të vështirë.”

Kalendari në vazhdim: “Nuk mund të themi që Vllaznia është e vështirë e Apolonia e lehtë. Problemi është te vetja jonë. Kemi folur vazhdimisht në analizat teknike, vjen një moment që analizat nuk kanë vlerë, në fushë është komplet ndryshe. Duhet karakter. Ndaj jemi zhytur në këtë situatë të vështirë.”

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency