Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hallaçi: Kam stil tjetër nga Gega, por Kukësi do ringrihet, merkato…

Rrahman Hallaçi po merr frytet e punës së tij te Kukësi. Trajneri i verilindorëve ndaj Bylisit arriti suksesin e tij të dytë radhazi si timonier i parë i kukësianëve, teksa në Gol pas Goli përveç se analizoi sfidën komentoi edhe merkaton.

“Kemi vuajtur pak e menduam ndryshe ndeshjen, deshëm të presojmë lart dhe të luajmë shpejt. Pastaj morëm golin dhe u befasuam. U ringritëm dhe përmbysëm. Ishim pak të lodhur sepse vrapuam shumë. Bëmë gjëra të mira, kemi ende gjëra për t’u përmirësuam. Do sjellim disa lojtarë cilësorë, që do na ndihmojnë për vazhdimësinë. Kemi ende dhimbje për humbjet e shkuara, Kishim mungesa si Bytyçi dhe Lulaj, i cili nuk e niste dot nga fillimi. Eze dhe Ibrahimi janë të rëndësishëm, por edhe të tjerët. Jam i kënaqur me Taipin dhe komplimentoj Demirin, ka luajtur qendërmbrojtës sot dhe në të majtë e në djathtë në të shkuarën”.

E kam thënë se është normale që drejtuesit duhet të qëndrojnë pranë skuadrës në situata të vështira. I kemi bërë gjërat mirë dhe kemi takuar edhe presidentin e drejtuesit dhe kishim besim se do përmirësoheshim. Më ra barrë e madhe, fola me drejtuesit dhe i thashë se jam gati. Nuk u dorëzuam sepse kemi lojtarë cilësorë. Po punojmë shumë me analizat dhe detajet. Lojtarët po i kuptojnë gjërat. Kemi pak stil në ndryshëm me Gegën dhe duhet pak kohë për të arritur në ritmin e duhur. Lojtarët po më kuptojnë”.

“E kemi mbyllur me mbrojtësin e djathtë dhe do të ndihmojë. Është një qendërmbrojtës që ka ardhur dhe ka vlera. E kemi parë dhe përshtatet me skemat tona. Nuk ka dokumentacionin në rregull dhe shpejt do bashkohet me ne. Kërkojmë edhe një mesfushor”, u shpreh Hallaçi.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...