Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hallaçi: Kjo është pika e kthesës, isha në kontakt me Gegën

Detyrën e trajnerit të Kukësit në sfidën me Teutën e kishte Rrahman Hallaçi, për shkak të infektimit të Skënder Gegës me Koronavirus. Pas barazimit 0-0 në “Niko Dovana”, ish-kapiteni i verilindorëve deklaroi:

“Ishim mirë në mbrojtje dhe e pritëm Teutën në prapavijë, por nuk e kishim menduar kështu. E kishim përgatitur ndeshjen për të fituar, por duke parë kundërshtarin thamë të mos dilnim pa pikë nga kjo ndeshje. Besoj se kjo do të jetë pika e kthesës. Kemi insistuar fort te kjo skuadër. Gjatë ndeshjes isha në kontakt me trajnerin Gega. Profesori është mirë nga gjendja shëndetësore dhe shpresojmë ta kemi shumë shpejt.”

Kukësi, ende jo i plotë: Kur t’i kemi të gjithë lojtarët, do të jemi më të plotë. Megjithatë ne i kemi marrë masat, që edhe kur të kemi dëmtime të kemi lojtarë në stol. Mendoj se ndeshja sot shkoi mirë. Ekipi i Teutës është ekip serioz që ka investuar, kemi bërë mirë deri diku, por nga java në javë do t’i rregullojmë gjërat. Nuk dua të them ndonjë fjalë për justifikim. Kemi qenë në kontakte me trajnerin. Kemi marrë një pikë në transfertë, ndaj Teutës dhe mendoj se është pozitive.

Mungesa e Gjicit: “Presidenti i nderit është gjithmonë me ne, por skuadra e Kukësit është një familje e madhe. Janë disa gjëra që na dalin para ndeshjes për të na shpërqendruar. Nuk kemi probleme financiare, këtu nuk ka asnjë problem. Skuadra nuk e ka bojkotuar stërvitjen, kemi qenë çdo ditë aty, në kompleks. Nëse skuadra nuk bën fitnes, nuk do të thotë se nuk del në stërvitje.”

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...