Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Hallaci: Merkato për 9, rindërtojmë stadiumin

I kënaqur me merkaton e Kukësit. Afrimet e emrave të tillë si Elis Bakaj, Rauf Aliyev, Siraj Naser apo Hair Zeqiri nuk kanë bërë shumë bujë, për shkak se kampionët gjatë kësaj vere kanë humbur lojtarë të rëndësishëm, si Pejic, Emini e Karioka. Megjithatë nga Ohri ku Kukësi po vazhdon fazën përgatitore për sezonin e ri, shefi i klubit Jonuz Hallaci e vlerëson me një notë shumë të lartë merkaton e verilindorëve.

Te Kukësi u krijuan shumë problematika për cështjen e kontratave me lojtarë të ndryshëm, por tashmë gjithcka është zgjidhur dhe të gjithë janë të lumtur.

Rikonstruksioni i stadiumit Zeqir Ymeri, mbetet një cështje e nxehtë në shtëpinë e Kukësit, për vetë faktin se impianti ka nevojë urgjente për rregullime, duke filluar që nga tapeti i gjelbërt i cili duhet ndërruar sa më shpejt. Jonuz Hallaci  zbulon se presidenti Gjici ka nisur nga puna në mënyrë që stadiumi ti nënshtrohet rinkonstruksionit, duke shtuar se për Kukësin nuk do të ishte aspak problem që 3 apo 4 ndeshjet e para të këtij sezoni si skuadër pritëse ti luante në fushë asnjanëse.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...