Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Halle pafund për Zidane, Reali me 10 mungesa ndaj Levantes

Zinedine Zidane humbet një tjetër yll të skuadrës së tij. Nuk kanë fund telashet për trajnerin e Realit të Madridit i cili në ndeshjet e rradhës duhet të bëjë edhe pa eksperiencën e Luka Modric në repartin e mesit të fushës. Siç ka konfirmuar vetë klubi merengues, Modric ka pësuar një dëmtim në aduktorin e këmbës së djathtë dhe do të mungojë për ca kohë. Reali nuk e ka bërë të ditur periudhën sesa do të mungojë ekzaktësisht mesfushori kroat por në ndeshjen e rradhës është e sigurtë që nuk do të jetë. Ndaj Levantes këtë të shtunë në orën 13:00 Zidane nuk do të ketë në dispozicion pothuajse një skuadër të tërë pasi vazhdojnë të jenë të dëmtuar edhe emra të tillë si Asensio, Mendy, Jovic, Courtois, Rodrygo, Hazard, Brahim, James dhe Isco dhe sëfundmi listës së gjatë në infermieri i është shtuar edhe Luka Modric.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...