Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Halle” për Tottenhamin, Harry Kane mungon për një kohë të gjatë

Lajme të këqija nga infermieria për trajnerin e Tottenhamit Mauricio Pochettino. Futbollisti më i rëndësishëm i skuadrës, Harry Kane, mësohet të ketë pësuar një dëmtim relativisht të rëndë në ligamentet e kaviljes. Kapiteni 25-vjeçar i Përfaqësueses së Anglisë u dëmtua pikërisht në disfatën e pësuar të dielën ndaj Manchester United në Premier League dhe do të qëndrojë jashtë deri në muajin mars.

Në këtë mënyrë, organikës së Pochettinos do t’i duhet të bëjë pa shërbimet e Kane për plot 11 takimet e ardhshme, përfshi edhe atë të fazës së 1/16-ave në Champions League ndaj Borussia Dortmund, gjysmëfinalen e Carabao Cup ndaj Chelseat dhe sfidat e rëndësishme në kampionat përballë Chelsea-t dhe Arsenalit.

Situata e “bomberit” të Tottenhamit do të monitorohet ditë pas dite, por përshtypja e parë është që dëmtimi mbetet vërtet serioz dhe shpresat janë që të paktën rikuperimi i tij të mos kërkojë më shumë kohë nga sa është parashikuar fillimisht.

Sipas BBC ky është sezoni i tretë që sulmuesi 25-vjeçar detyrohet të ndalet përgjatë sezonit për shkak të dëmtimeve në kavilje. Dëmtimi i tij i kombinuar me mungesën e sulmuesit Korean, Son Heung Min i lë Spurs-at pa armët e tyre më të forta, pasi partneriteti mes tyre ka sjellë deri më tani 47% të golave të Tottenhamit në këtë sezon.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...