Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Hamburgu ‘e tepron’, Werder fiton edhe pa Rashicën

Hamburgu ka zhgënjyer sërish në sfidën e sotme, teksa tashmë rënia në Bundesligën e dytë duket vetëm një formalitet. Skuadra ku aktivizohet edhe mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj, ka regjistruar humbjen e radhës me rezultatin 1-2 përballë Herthës së Berlinit.

Hamburgu gjeti avantazhin në minutën e 25-të me anë të Santos, por Hertha përmbysi rezultatin në pjesën e dytë, falë golave të shënuar nga Lazaro dhe Salomon Kalou. Kjo humbje e lë Hamburgun në vendin e parafundit, plot 7 pikë larg zonës së mbijetesës, kur kanë mbetur vetëm 7 javë për t’u luajtur deri në fund të sezonit.

Werder Bremeni regjistroi një tjetër fitore, ndonëse këtë herë Milot Rashica e pa takimin nga stoli. Në transfertën ndaj Augsburgut, ishte ish sulmuesi i Interit, Isak Belfodil ai që mori për dore skuadrën me 2 gola dhe një asist, ndërsa Augsburgu ngushtoi diferencën vetëm përkohësisht.

Një sfidë spektakolare ishte ajo mes Borusia Munchengladbach dhe Hoffenhaimit, e cila përfundoi në barazim 3-3. Miqtë kaluan 3 herë në avantazh, por Borusia ia doli të rikuperojë të 3 rastet, duke shënuar po ashtu 3 gola.

Eintrachti i Frankfurtit u rikthye te fitorja, pas dy humbjeve radhazi dhe konsolidoi pozitat në zonën që të çon në Europa League. Ata fituan me rezultatin 3-0 ndaj Mainzit, duke parakaluar në renditje edhe Leipzigun.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...