Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Hamilton: Ferrari një ëndërr për të gjithë

Ai drejton një makinë shumë të shpejtë, tek Mercedes ndihet mjaft mirë dhe sidomos pas largimit të Rosberg është kthyer në të përkëdhelurin e Toto Ëolff dhe të gjithë stafit të kësaj skuderie, por edhe pse i rrethuar nga gjithë kjo panoramë pozitive, thellë thellë dëshira e tij është që një ditë të garojë më Ferrarin.

Vetëm një javë para garës së Cmimit të Madh të Italisë që do të zhvillohet në Monza, i qartë në idetë e tij Luis Hamilton u shpreh:

“Sigurisht që Ferrari ngelet një ëndërr për të gjithë pilotët, përfshi këtu dhe mua, gjithsesi nuk e shoh një skenar të tillë të realizohet para më shumë se tre ose katër vjetesh. “

Me shumë gjasa britaniku i referohet kështu edhe zgjatjes së kontratës së Vettel deri ne vitin 2020. Por kjo nuk do të thotë që  pilotë të tjerë nuk do të afrohen tek Ferrari shumë më shpejt se sa parashikon Hamilton për veten e tij.

Të gjithë pilotët, në vëcanti ata që nuk ngasin një Mercedes ose një Ferrari do të kenë një mundësi për të provuar me këtë skuderi, për sa kohë dhe Kimi Raikonen nuk do të vazhdojë të garojë edhe për shumë kohë. Prandaj kam bindjen se të gjithë do të punojnë maksimalisht në mënyrë që të fitojnë një vend aty.”

Lajme të tjera

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....

Kosovë

Aventurë e re për Arijanet Muric, portierin titullar të përfaqësueses së Kosovës. 25-vjeçari dardan do të jetë pjesë e Ipswichit në katër sezonet e...

Ligue 1

Joao Nevesit do të jetë goditja e madhe e PSG-së në mesfushë. Talenti portugez kërkohet me ngulm nga trajneri Luis Enrique. 19-vjeçari është pjesë...

La Liga

Pedri, ishte mungesa e madhe e Spanjës në ndeshjet më të rëndësishme të Euro 2024, me mesfushorin që u dëmtua pas një përplasje të...