Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Hamilton fiton në Amerikë, por Vettel i shtyn festën

Lewis Hamilton është gjithnjë e më pranë fitimit të titullit të tij të 3-t kampion me Mercedesin dhe të 4-tit në karrierë në Formula 1. I nisur nga pole-position piloti anglez triumfoi në Cmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke regjistruar suksesin e 5-t në 6 garat e fundit dhe të 9-tin sezonal. Në Texas në pistën e Austin, Hamilton la pas rivalin e tij të madh në garën për titull gjermanin Sebastian Vettel i cili i hapi vetëm disa probleme të vogëla në startin e garës pilotit anglez.

Me këtë sukses Hamilton u ngjit në kuotën e 331 pikëve dhe tashmë tre gara përpara fundit ka nevojë për vetëm 9 pikë nga 75 në dispozicion për t’u shpallur zyrtarisht kampioni i ri i Botës në Formula 1. Pas Vettel u rendit talenti holandez Max Verstappen i cili surprizoi finlandezin e Ferrarit Raikonnen me një parakalim spektakolar në kthesën e fundit.  Por buzëqeshja për një podium të merituar iu ngri në fytyrë pilotit të Red Bull i cili u dënua nga komisarët e garës me 5 sekonda penalitet dhe në këtë mënyrë i dorozoi vendin e tretë Raikkonen. Pas Verstappen u rendit një tjetër finlandez Valteri Bottas që e mbylli garën i 5-ti i ndjekur nga Ocon dhe Sainz.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...