Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Hamilton i jep një sinjal skuadrës: Tani eksperimentet kalojini te Russell, dua të luftoj me kryesuesit!

Në Çmimin e Madh të Kanadasë, Lewis Hamilton e mbylli garën në vendin e tretë duke arritur vetëm podin e dytë për këtë sezon. Britaniku, shtatë herë kampion i Botës, ka vuajtur formën e dobët të Mercedesit në këtë sezon, ndërsa pas garës së Montreal shpreson që skuadra të mos eksperimentojë më në makinën e tij, por të kalojë te ajo e shokut të skuadrës, George Russell.

“Ndoshta në pjesën e dytë të sezonit, skuadra mund t’i bëjë eksperimentet tek Russell. Ne po punojmë dhe duhet të ecim si skuadër, por mendoj se duhet të jemi më të kujdesshëm me eksperimentet. Nga fundjava e kaluar mund të mësojmë shumë dhe falë përmirësimeve duhet të bëjmë përpara.

Në Silverstone do të jetë një garë e rëndësishme dhe shpresoj të kem mundësinë të luftoj me kryesuesit si Verstappen dhe Leclerc. Në këtë garë, pas Safety Car tentova të luftoja me ta, por ishin shumë të shpejtë. Megjithatë, besoj se do të vijë dita kur të kemi mundësinë të luftojmë me to”, u shpreh Hamilton.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...