Formula 1

Hamilton kryeson listën e më të paguarve, ndiqet nga Schumacher

Lewis Hamilton po konfirmohet një prej pilotëve më të suksesshëm në Formula 1 dhe jo vetëm për rezultatet në pistë. Një klasifikim i agjencive të specializuara në financat sportive dhe në bazën e të dhënave të Formula Money, e vendosi pilotin anglez të Mercedes në majën e emrave më të paguar në të gjithë historinë e garave spektakolare me makina.

Plot 489 milionë Dollarë ka arritur të fitojë Lewis Hamilton që nga viti 2007 e deri më sot mes pagës stratosferike që merr nga skuadra e Mercedes, bonuseve të majme të ardhur nga rezultatet impresionuese në cirkuit dhe kontratave të Formula 1 me platformat televizive.

Dhe kjo është vetëm një pjesë e tortës që ka shijuar dhe vazhdon ta bëjë piloti ambicioz. 34-vjeçari është fituesi në fuqi i titullit dhe kandidati kryesor për tu ulur sërish në fron.

Në vendin e dytë është legjenda e automobilizmit, Michael Schumacher. Gjermani që vuan konvaleshencën më të vështirë të jetës pas një aksidenti me ski në pistën e Meribel në Francë, ka fituar në total në karrierën e tij mitike 464 milionë Dollarë.

Një pjesë të tyre, familja e gjkermanit po e përdor për kurimin e kushtueshëm të pilotit pas gjendjes së keqe shëndetësore. Ka vend në podium edhe pse në shkallën më të ulët, edhe për spanjollin Fernando Alonso. Piloti asturian ka grumbulluar 458 milionë Dollarë mes premiove dhe pagës së majme, para se të braktiste Formula 1.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency