Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Hamilton: Moment surreal, tejkalon edhe ëndrrat!

Lewis Hamilton e kishte të vështirë të përzgjidhte fjalët pas fitimit të titullit të katërt botëror në Formula 1. Piltoi britanik i Mercedesit kujtoi se për të ishte sezoni më i vështirë në karrierë.

“Gjithcka më duket e pavërtetë, jam shumë i lumtur. Në këtë garë  kam vënë zemrën dhe nuk u dorëzova për asnjë moment. Ka qenë sezoni më impenjativ, pasi më është dashur të rivalizoj fort me Vettelin. Rezultatet janë edhe më të mëdha se ëndrrat që kisha kur isha fëmijë.”

32-vjecari rezervoi fjalë të mëdha edhe për Ferrarin, pavarësisht se suksesi i tij ishte në njëfarë mënyrë i paracaktuar.

“Më është dashur të jem i përqendruar përgjatë gjithë vitit, që të mos bëja gabime, sepse po luftoja me katër herë kampionin e botës. E kam patur ëndërr që të jem mes më të mëdhenjve të Formula 1, por kjo që kam arritur tejkalon edhe ëndrrat”.

Rivali i britanikut, gjermani Vettel, u shfaq i zhgënjyer që nuk mundi t’ia shtynte festën Hamiltonit.

“Nuk besoj se është e drejtë të flasim për atë që ndodhi sot, sepse është dita e Lewisit. Duhet ta përgëzojmë për atë që ka arritur, sepse ishte më i miri. Për ne, ishte zhgënjim i madh, sepse nuk e arritëm objektivin tonë. Ishte një vit i vështirë, por ndonjëherë gjërat e thjeshta shkojnë keq dhe fati nuk ishte me ne.”

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...