Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Hamilton: Në Hockenheim veprova drejt, fokusi në Budapest

Germany Formula One - F1 - German Grand Prix 2016 - Hockenheimring, Germany - 31/7/16 - Mercedes' Lewis Hamilton sprays champagne after the race. REUTERS/Ralph Orlowski

Fitorja në Hockenheim të Gjermanisë dhe ngjitja në krye të klasifikimit e gjen britanikun Lewis Hamilton optimist dhe të karikuar edhe në fundjavën e Hungarisë:

Gara e Gjermanisë ka qenë një ndër më të bukurat e karrierës time dhe rëndësia e saj shtohet duke qenë se unë jam në këtë sport prej shumë vitesh dhe e kam të vështirë të veçoj episodet. Jam krenar për atë që realizuam fundjavën e shkuar. Tani, objektivi im si pilot, por dhe ai i skuadrës, është që të fokusohemi se ku mund të përmirësohemi akoma më shumë.”

Kështu prononcohet 33-vjeçari i Mercedesit në pritje të garës së radhës, Çmimit të Madh të Budapestit. Lidhur me vendimin e komisarëve për të mos e penalizuar manovrën së tij të papritur për hyrjen dhe daljen në bokse, Hamilton, katër herë kampion bote, shton:

Mendoj se ishte një moment i rëndësishëm, të cilin do ta përsëritja. Skuadra duhej të merrte një vendim në fraksion të sekondës, diçka aspak e lehtë. Vendimi për të qëndruar në pistë ishte i duhuri, sepse edhe ndjesia ime kështu foli, isha mirë me kohën dhe rezultoi që veprimi im ishte ai i duhuri.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...