Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Hamilton nuk fal në Beëlgjikë, Vettel i dyti

Nuk ka surpriza në Belgjikë aty ku rinisi kampionati i Formula 1. Leëis Hamilton nuk e vendosi asnjëherë në dyshim fitoren pasi u nis nga vendi i parë, duke e ruajtur pozicionin deri në xhiron e 44. Gara e 12 e botërorit të Formula 1 foli e gjitha për britanikun e Mercedes, i cili la pas rivalin kryesor në garën për titullin, Sebastian Vettel, diferenca me të cilin tashmë është ngushtuar në vetëm 7 pikë. Një garë që nisi me gomat ultra soft për Hamilton, i cili nuk e humbi ritmin duke mbajtur pas krahëve Ferrarin e gjermanit dhe shokun e skuadrës Bottas të ndjekur nga Raikkonen.

Gjatë xhirove të para ishte pikërisht Vettel që falë sistemit DRS tentoi parakalimin por garimi i britanikut ishte agresiv duke ruajtur deri në fund vendin e parë që i siguroi suksesin e pestë sezonal. Nuk shkëlqeu Valteri Bottas që pak xhiro nga fundi nuk arriti ta mbante makinën në pistë duke i ndezur dritën jeshile australianit Ricciardo që u rendit në shkallën më të ulët të podiumit, ndërsa Raikkonen u rendit në vendin e katërt duke lënë pas bashkëkombasin Bottas. Pas një jave, Formula 1 do të zhvendoset në Monza ku Ferrari ka mundësi për t’i kthyer reston skuadrës kampione në fuqi me një tjetër raund interesant të këtij sezoni që po konfirmon një betejë të ashpër mes Hamilton dhe Vettel.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...