Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Hamilton: Nuk jam i lodhur, dua të fitoj sërish

Ai nuk mendon për rekordet, por vetëm për fitoren e rradhës. Leëis Hamilton numëron 4 tituj kampion në Formula 1 dhe 3 prej tyre në 4 vitet e fundit, por përpara garës së parë sezonale që do të zhvillohet në Australi, piloti anglez kërkon shumë më tepër nga vetja, madje nuk nguron të vërë në dukje edhe disa nga difektet e tij gjatë sezonit të kaluar.

“ Objektivi im është të jem akoma më shumë konstant se një vit më parë. Nuk jam i lodhur, përkundrazi, jam entuziast, dëshiroj të shtyj gjithnjë e më shumë”.

Përkrah Sebastian Vettel dhe Daniel Ricciardos në konferencën e zakonshme për shtyp, piloti britanik nuk bën parashikime dhe nuk e thotë dot me siguri nëse gara për titullin do të jetë e gjitha mes tij dhe Sebastian Vettel.

“ Nuk e di është shumë shpejt për ta thënë me siguri diçka të tillë. Është një privilegj për mua të jem pjesë e Formula 1.  Ka nga ata pilotë që dalin nga skena përpara kohe, pork a edhe kampionë Bote që nuk kanë qenë kompetitivë në vitet e fundit. Por nëse dëshiron të jesh më i miri duhet të mposhtësh më të mirët. Të rivalizosh me Vettel është diçka shumë e bukur, ndërsa këtu po shikoj Ricciardon të buzëqeshë, pres që edhe Red Bulli të jetë kompetitiv në këtë sezon”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...