Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Hamilton nxjerr jashtë gare Verstappenin, i rrëmben në fund fitoren Leclerc-ut

Aksident i bujshëm që në xhiron e parë të Çmimit të Madh të Britanisë, mes Max Verstappen dhe Lewis Hamilton. Nga kontakti mes dy makinave, Red Bull dhe Mercedes, e pëson Verstappen, i cili rrezikoi shumë pasi makina e tij bëri disa rrotullime para se të përplasej me barrierat anësore. Momente frike për holandezin, i cili më pas doli në këmbët e tij. Gara u ndal menjëherë, me Leclerc në avantazh.

Gara nisi e ashpër me një duel deri në vdekje mes Hamilton dhe Verstappen, me britanikun që kërkoi me çdo kusht të parakalonte rivalin e tij. Dinamikat e aksidentit janë të diskutueshme, flamuri i kuq i menjëhershëm ngriu garën me Leclerc në epërsi.

“Shikoni kthesën, aksident i madh. Është 100% një kthesë në favor të Max, i gjithë faji është i Hamiltonit. Faleminderit Zotit që doli i padëmtuar”. Këto ishin fjalët e Horner për FIA-n përmes radios pas kontaktit midis makinave Red Bull dhe Mercedes.

Komisarët e garës i dhanë vetëm 10 sekonda penalitet Hamiltonit, por gjithsesi piloti britanik arriti të triumfonte në Silversonte duke e parakaluar pilotin e Ferrarit, Leclerc, në xhiron e parafundit. Diferenca mes Verstappenit dhe Hamiltonit në renditjen e përgjithshme ngushtohet nga 33 në 8 pikë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...