Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hamiti e Xhaja , dy “stemat” e reja të FIFA-s

Eldorjan Hamiti dhe Juxhin Xhaja janë dy gjyqtarët që marrin stemën e FIFA-s, duke zëvendësuar Andi Koçin dhe ish-arbitrin Lorenc Jemini. Ata plotësojnë treshen e arbitrave ndërkombëtarë përkrah Enea Jorgjit.

Sektori i arbitrave në Federatën Shqiptare të Futbollit ua ka besuar stemat e FIFA-s dy arbitrave të rinj, të cilët kanë qenë më pak të kontestuarit në kampionatin shqiptar, pavarësisht se polemikat nuk mungojnë asnjëherë.

Hamiti është në sezonin e tij të tretë në Kategorinë Superiore dhe njihet për rreptësinë që shfaq në lojë, duke mos i kursyer ndëshkimet për të mbajtur çdo situatë nën kontroll, me mesatarisht mbi 5 kartonë të verdhë në ndeshje.

Në dy takime të drejtuara gjatë këtij sezoni, Teuta-Luftëtari dhe Lushnja-Kukësi, arbitri nga Lezha ka nxjerrë në total 8 kartonë të verdhë dhe dy të kuq.

Megjithatë, episodet e debatueshme nuk kanë munguar, si ai i sezonit të kaluar, kur në ndeshjen Skënderbeu-Tirana, me një penallti në favor të vendasve dhe një tjetër 11-metërsh të paakorduar për bardheblutë.

Juxhin Xhaja është gjithashtu ndër arbitrat më të rinj dhe më premtues të futbollit në vend. Gjyqtari i kolegjiumit të Tiranës është në sezonin e dytë në Kategorinë Superiore dhe e merr stemën e FIFA-s në moshën 27-vjeçare.

Sezonin e kaluar fitoi besueshmëri në sfidën e 28 prillit ndërmjet Tiranës dhe Partizanit, ku u bë edhe gjyqtari më i ri që arbitron një derbi në Shqipëri.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...