Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Hamsik beson te titulli: Edhe Juvja do luajë ndaj Romës e Interit

Marek Hamsik nuk dorëzohet. Mesfushori sllovak beson ende te fitimi i titullit kampion edhe pse tashmë është Juventusi skuadra që kryeson Serinë A, madje me 4 pikë më shumë se të kaltrit e Sarrit. Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohrave te Napoli dhe njëkohësisht kapiteni i skuadrës jugore, mendon se 4 pikë kur mbeten edhe 10 javë për t’u luajtur janë të rikuperueshme kjo edhe për faktin se Juventusi ka një kalendar më të vështirë se skuadra e Sarrit.

“ Ndaj Romës gjithçka shkoi keq për ne, ndërsa ndaj Interit u ndamë në një barazim 0-0. Këto dy skuadra na kanë bërë të vuajmë, por të mos harrojmë që edhe Juventusi do të përballet ndaj këtyre dy ekipeve. Ndaj Romës dhe Interit do të vuajnë edhe bardhezinjtë, jam i sigurtë për këtë. Beteja për titullin kampion vazhdon dhe ne besojmë dhe do të luftojmë deri në fund. Plus që është edhe përballja direkte mes nesh dhe Juves për t’u luajtur”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...