Marek Hamsik është vetëm një hap larg kalimit te Goteborg. Mesfushori sllovak pas largimit nga Kina nga skuadra e Dalian në Kinë ka vendosur të rikthehet në futbollin europian por në një kampionat të nivelit shumë më të ulët se ai Italian ku mbajti për vite me radhë veshur fanellën e Napolit. Sipas Sport Expressen mesfushori 33-vjeçar pritet të udhëtojë ditët e ardhshme drejt Suedisë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën mbi kontratë. Për Hamsik u përfol edhe për një rikthim në Sllovaki te Slovan Bratislava, por në fund betejën për mesfushorin e fitoi Goteborg.
