Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Hamsik nuk shqetësohet për mungesën e golave: Mjafton të fitojë skuadra

Kapiteni i Napolit, Marek Hamsik nuk po arrin të shënojë si në sezonet e fundit dhe kjo është evidente, por sllovaku duket se nuk shqetësohet aspak për këtë situatë. Ai premton se shumë shpejt do të vijnë edhe golat, por thekson se primare është të fitojë skuadra.

“Nuk jam i shqetësuar aspak për mungesën e golave, sepse llogaritë personale bëhen në fund të sezonit, ku jam i bindur që numri i golave të mi do të jetë me 2 shifra. Primare është të fitojë skuadra, sepse vitet e kaluara shënoja më shumë dhe fitonim më pak, ndërsa këtë sezon po ndodh e kundërta. Jemi shumë të lumtur me Sarrin, që ka ditur të ndërtojë një grup fantastik, i aftë të argëtohet në fushë, por edhe të marrë pikë”, tha kapiteni i Napolit.

Marek Hamsik ka qenë në qendër të merkatos për shumë vite, por në mënyrë të vazhdueshme ka refuzuar të largohet nga napolitanët, duke fituar besimin dhe respektin e një ambienti të nxehtë.

“Gjithmonë ka ekzistuar mundësia për t’u larguar, por vazhdimisht kam ndjerë që te Napoli jam në vendin e duhur dhe kam vendosur të qëndroj. Kam shumë kujtime të bukura në këtë qytet dhe me këtë skuadër”, tha Hamsik.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...