Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Handanoviç: Interi i bashkuar, meritë e Spallettit

Samir Handanoviç luan prej 6 vitesh te Interi dhe është kthyer në një nga pikat më të forta të skuadrës zikaltër. Portieri slloven është bërë shpesh protagonist i pritjeve të mrekullueshme, që kanë shpëtuar skuadrën nga goli.

Në një intervistë për Inter Channel, Handanoviç ka rrëfyer se Interi i këtij sezoni është një grup i vërtetë, mjaft i harmonizuar dhe meritat për këtë ia atribuon trajnerit Spalletti.

“Këtë vit jemi një grup i vërtetë, jemi shumë të bashkuar dhe meritë për këtë ka trajneri Spalletti. Ai po bën një punë të mrekullueshme dhe duam me patjetër të arrijmë zonën Champions këtë sezon”, u shpreh Handanoviç.

Portieri slloven tregoi se është shumë i apasionuar pas lojës së shahut, ndërsa bëri edhe një krahasim të futbollistëve zikaltër, me gurët e lojës së tij të preferuar.

“Fili në skuadrën tonë është Santon, Torra është Skriniar, Mbretëresha është Borja Vallero, ndërsa Kali është Perisiç, një kalë i vërtetë race”, u shpreh me humor Handanoviç.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...