Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Handanoviç komenton përgatitjet: Nuk kemi limite, mendojmë për objektiva të mëdha

Është te Interi që prej verës së 2012-ës dhe ka mbrojtur kuadratin e zikaltërve në plot 257 takime, ndërsa këtë verë për herë të parë, i ka nisur përgatitjet si kapiten i ekipit.

Bëhet fjalë për sllovenin Samir Handanoviç, i cili nesër do të mbushë 35-vjeç, por që vijon të jetë një garanci për zikaltrit në kuadrat, gjë që e tregoi edhe javën e fundit të kampionatit të kalur, ku me pritjet e tij, çoi Interin në Champions.

Kapiteni ka dalë në një konferencë për shtyp sot, në prag të ndeshjes miqësore me Luganon, e programuar për nesër pasdite dhe ka folur për Antonio Conten, merkaton, synimet e klubit, Icardin e Nainggolan, por edhe shumë çështje të tjera…

Si po shkojnë përgatitjet?
Po shkojnë shumë mirë. Shumë përpjekje dhe shumë djersë në stërvitje, por skuadra po punon më mënyrë mjaft të mirë.

Të ka befasuar Conte me mënyrat e punës?
Jo, sepse ne futbollistët flasim me njëri-tjetrin dhe e dinim se si punonte dhe se çfarë suksesesh ka arritur. Punohet shumë dhe shoh futbollistë shumë të motivuar.

Si kapiten, si e shikon situatën e Icardit dhe Nainggolan?
Shoqëria ka folur qartë që ditën e parë dhe unë nuk kam çfarë të shtoj më tepër. Ata janë këtu me ne dhe po stërviten, por gjërat e tjera i sqarojnë me drejtuesit e klubit.

Mendoni se ky sezon mund të jetë i veçantë? Mund të sjellë hapin e pritur nga të gjithë?
Rrugëtimi ynë ka nisur dy vite më parë me Spallettin, kohë në të cilën kemi hedhur baza të forta për të punuar. Në skuadër tani ka shumë lojtarë të fortë, të gatshëm për të synuar suksese.

Mendoni që mund të rikuperohet distanca nga Juventusi?
Unë jam këtu prej disa vitesh dhe është ndërruar tre herë pronësia e skuadrës. Sigurisht që shumë gjëra nuk janë bërë në mënyrën e duhur dhe shpesh ka qenë e vështirë të ruajmë ritmin e tyre, por mendoj se distanca me Juven duhet ngushtuar dhe ne do të provojmë ta bëjmë. Ashtu siç tha edhe Conte, nuk duhet të vëmë limite, pro të punojmë shumë dhe të mendojmë për gjëra të mëdha.

Si i shikon afrimet e reja në skuadër?
Janë përfshirë mirë dhe po angazhohen maksimalisht. Me kalimin e kohës do të njihemi edhe më mirë, ndërsa me ndeshjet, do të përshtatemi më shumë në fushë.

Rifilloni si kapiten i Interit. Çfarë do të thotë shiriti për ty?
E kam thënë edhe herë të tjera, që shiriti i kapitenit të Interit më nderon pa masë dhe më jep kënaqësi, por sjellja ime në fushë nuk ndryshon, pasi për mendimin tim kapiten nuk është ai që mban shiritin, por ai që përballet me situatat e vështira dhe ua thotë gjërat në sy shokëve të skuadrës. Të tillë ekipi duhet të ketë më shumë.

Çfarë ka ndryshe nga vitet e kaluara në këto përgatitje? A është ky Inter më i fortë?
Përgatitja dhe angazhimi është i njëjtë, por këtë vit ka më shumë eufori rreth skuadrës. Në letër të gjithë skuadrat janë të forta, por më pas do të jetë fusha ajo që do të japë verdiktet dhe t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.

Ky Inter po ndërtohet për të luajtur me 3 mbrojtës?
Po! Po stërvitemi çdo ditë për të luajtur me 3 mbrojtës. E dini të gjithë këtë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...