Serie A

Handanovic: Momenti që Interi të rikthehet i madh!

“Ndeshjet derbi janë më të bukurat, do të doja t’i luaja gjithmonë”. Këto janë fjalët e portierit të Interit Handanovic, i cili iu përgjigj pyetjeve të tifozëve “zikaltër” në prag të përballjes së fundjavës me Milanin.

Kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara, por nuk kemi arritur asgjë. Jemi më të fortë se sezonin e kaluar dhe këtë nuk e them prej renditjes, por kështu e shoh skuadrën. Mund të përmirësohemi më shumë nën drejtimin e Spallettit. Na pret një muaj zjarri. Duhet t’i marrin ndeshjet një e nga një.

Interi këtë sezon nuk merr pjesë në kompeticionet europiane, kështu që do të jetë i fokusuar vetën në garat brenda futbollit Italian.

“Mosmarrja pjesë në Europa League mund të jetë pozitive vetëm për një vit. Ne duhet patjetër të kthehemi në nivelet me të larta edhe në kompeticionet europiane. Cfarë ka ndryshuar nga koha kur luaja me Udinezen? Jam rritur si portier. Pastaj të mos harrojmë që jam pjesë e një skuadre të madhe, që, ndoshta, nuk po përjetonte momentet me të mira. Është koha që të kthehet Interi i dikurshëm.”

To Top