Serie A

Handanoviç vendos rekord me penalltinë e pritur, Chiesa i pari që merr karton të kuq në debutim

Interi humbi derbin ndaj Milanit pas thuajse 5 vitesh, por në të njëjtën mbrëmje Samir Handanovic hyri në historinë e futbollit italian, si portieri që ka pritur më shumë penallti.

Grushtimi i goditjes së Ibrës nga 11 metrat, ishte i 25-ti i Handanovic që kur është transferuar në Serinë A në vitin 2005, ndërsa këtë rekord portieri slloven e ka arritur në 481 ndeshje të luajtura në Serinë A.

Kapiteni i Interit parakaloi kështu një tjetër ish portier të zikaltërve, Gialuca Pagliuca, i cili në 592 ndeshje në kampionatin italian, ia kishte dalë të priste plot 24 penallti dhe ruante këtë rekord deri mbrëmjen e djeshme.

Nga një portier te një tjetër, pasi Gigi Buffon ka luajtur mbrëmë ndeshjen e 650 në kampionatin italian, duke vijuar të thellojë rekordin që mban po vetë, si futbollisti me më shumë ndeshje në elitën e futbollit në Itali.

Gardiani që në janar do të mbushë 43 vjeç, pritet ta thellojë edhe më tepër këtë rekord, sepse pavarësisht viteve mbi supe, vijon të ofrojë garanci në portë dhe trajneri Pirlo pritet t’ia besojë shpesh mbrojtjen e katërkëndëshit.

Një tjetër futbollist që ka përfunduar objekt i statistikave është edhe sulmuesi i Juventusit Federico Chiesa, i cili është bërë futbollisti i parë i bardhezinjve, që ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen debutuese.

I transferuar te bardhezinjtë në orët e fundit të merkatos, Chiesa debutoi dje me klubin torinez dhe qëndroi në fushë për 60 minuta, pasi një faull i rëndë në gjysmëfushën kundërshtare i kushtoi kartonin e kuq.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency