Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Hannoveri kërkon qendërmbrojtës, hedh sytë nga Mavraj

Skuadra Hannoverit në Bundesligë planifikon Mërgim Mavrajn si përforcim të rëndësishëm në qendër të mbrojtjes. Klubi ku Altin Lala konsiderohet në legjendë, ka hedhur sytë nga shqiptari, për të përfituar edhe nga fakti se është lojtar i lirë, pas prishjes me konsensus të marrëveshjes me Hamburgun.

32-vjeçarit nuk i kanë munguar ofertat që nga kampionati turk, ai spanjoll dhe italian, por gjasat janë të qëndrojë në Bundesligë.

Te Hanoveri janë në emergjencë për qendërmbrojtës dhe Mavraj shihet si një okazion për faktin se ka shumë eksperiencë.

Gjithsesi, në ditët në vazhdim do të mësohet nëse oferta e Hannoverit e kënaq futbollistin e kombëtares shqiptare, që me moshën që ka pretendon të përfitojë një pagë sa më të majme.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...