Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Hap tjetër para nga Premier League: Nisim stërvitjet në grupe…

Klubet e Premier League kanë arritur marrrëveshjen për të rinisur stërvitjen në grup, si një hap tjetër i rëndësishëm i projektit “Restart”. Bisedimet u zhvilluan midis klubeve të martën, të mbikëqyrur nga kryetari i ri, Gary Hoffman, dhe besohet se nuk u ngritën çështje të mëdha mbi protokollin. Vendimi ishte unanim, edhe pse duhej vetëm vota e 14 klubeve për të miratuar këtë plan.

Lojtarët e Premier League-s u kthyen në stërvitje individuale javën e kaluar, pasi të gjithë iu nënshtruan testit të Koronavirusit. Të 20 klubet kanë organizuar me kujdes mbërritjen e lojtarëve dhe paraqitjen e stërvitjeve në mënyrë që të ruajnë standardet sociale të distancimit.

Ka pasur vetëm disa raste pozitive si mbrojtësi i Watfordit, Adrian Mariappa, dhe portieri i Bournemouth, Aaron Ramsdale. Votimi i së mërkurës do të thotë që Premier League po shkon drejt rinisjen në muajin qershor, megjithëse data fillestare e 12 qershorit tani duket e pamundur. E premtja e 26 qershorit konsiderohet data më e përshtatshme për rinisjen e Premier League-s, sigurisht me dyer të mbyllura.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...