Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Hapen regjistrimet për kursin e Drejtorit Sportiv, ja kriteret që duhet të plotësoni për të marrë pjesë

Kursi i ri për Drejtor Sportiv që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë edicionin e radhës duke nisur nga muaji shtator. Ky kurs do të udhëhiqet nën drejtimin e specialistëve të Sektorit të Edukimit në FSHF dhe pritet të nisë më 12 shtator e të përfundojë më 7 tetor 2022, duke zgjatur për rreth një muaj. Numri i studentëve maksimalë që mund të bëhen pjesë e këtij kursi është 30, ndërsa bëhet me dije se nëse numri i regjistrimeve është më i vogël se 15, kursi nuk do të zhvillohet.

Kriteret për të fituar të drejtën për t’u pranuar në kursin për Drejtor Sportiv janë:

1. Duhet të jenë nënshtetas shqiptarë;
2. Mosha minimale 25 vjeç, e plotësuar në datën e afatit të aplikimit;
3. Mund të kryhet individualisht në qoftë se zotëron diplomën e Universitetit të Sporteve;
4. Shkresë përcjellëse nga Klubi ose Akademia që përfaqëson;
5. Kandidati duhet të jetë pajisur me certifikatë shëndetësore lëshuar nga organi përkatës (e marrë brenda 3 muajve të fundit);
6. Dy fotografi pasaporte;
7. Fotokopje e ID ose e Pasaportës;
8. Numër kontakti

Kërkesa për regjistrim, duhet të dërgohet përmes postës elektronike në adresën [email protected] , përmes postës së zakonshme në adresën Rr. Liman Kaba, Nd 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë ose të dorëzohen fizikisht pran sekretarisë në të njëjtën adresë. Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 02.09.2022. Aplikimet që mbërrijnë pas afatit nuk do të pranohen.

Bëhet me dije për të gjithë personat që do të pranohen në këtë kurs se do të duhet të paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje prej 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekësh.

Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të Kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës tek adresa e postës elektronike: [email protected] .

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...