Serie A

“Harroje huazimin”, paralajmërimi i Lotitos: Gjej një klub me miliona dhe ik!

Luis Alberto po merr pak minuta aktivizim me Maurizio Sarrin. Edhe pse është një nga lojtarët më cilësorë të Lazios, mesfushori i avancuar spanjoll, ka humbur postin e titullarit tek ekipi bardhekaltër.

30-vjeçari dëshiron të luajë më shumë dhe ka kërkuar largimin e tij në merkaton e janarit. Rreth kësaj çështjeje ka folur edhe Claudio Lotito. Në një prononcim për Il Messaggero, presidenti i Lazios dha një mesazh të qartë për Luis Alberton.

Nëse dëshiron të largohet, atëherë të na sjellë një klub me para, pasi as që kam ndërmend ta huazoj në janar. Luis është një futbollist i fortë, por ai duhet të gjejë një kompromis. Duhet të pranojë vendimet e trajnerit, por sigurisht që edhe Sarri duhet të gjejë një kompromis me të”, theksoi Lotito.

“Nuk duroje dot edhe një minutë?”, tension te Lazio, Sarri tërbon Luis Alberton

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency