Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Harrojeni Liverpool-in, kjo ndeshje tregon forcën e United”, legjenda e “Djajve të Kuq” paralajmëron skuadrën

Të rikthehesh në fushë pas një disfate 7-0 me siguri do të jetë një mision i vështirë për lojtarët e Manchester United. Megjithatë, detyra e të besuarve të trajnerit Erik ten Hag është të kalojnë sa më shpejt momentin negativ për të mos vendosur në rrezik objektivat e sezonit.

Në këtë linjë është edhe legjenda e United, Rio Ferdinand i cili fton lojtarët të hedhin pas disfatën e fundit dhe të fokusohen tek përballja me Southampton. Sfidë e cila për Ferdinand do të tregojë shumë mbi mentalitetin e lojtarëve të skuadrës angleze.

Lexo edhe:

“Prej disa muajve biem dakord që skuadra ka ardhur në rritje. Mendoj se nuk është e drejtë t’i hedhim në tokë pas një humbje. Në kohën time sa herë humbisnim, vëmendjen menjëherë e kalonim te ndeshja e radhës. Ajo ishte më e rëndësishmja.

Unë do të nis dhe të merakosem për United nëse ata do të humbasin të enjten në Europa League ndaj Betis, apo në kampionat ndaj Southampton. Këto janë ndeshjet që do të tregojnë shumë për mentalitetin e skuadrës”, u shpreh Ferdinand.

 

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...