Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Harron” të shënojë/ Partizani, përballë një kalendari “ferri” për të siguruar Europën

Fundi i sezonit është në horizont dhe në shtëpinë e Partizanit diskutohet për çështjen “Europë”. Kryeqytetasit momentalisht pozicionohen në vendin e katërt, me 43 pikë, 3 pikë më pak se Kukësi dhe 1 më shumë se Vllaznia. Asgjë nuk është e sigurt dhe për këtë janë të gjithë të vetëdijshëm. Gjashtë javë nga fundi i sezonit, Partizani sheh përpara një kalendar të vështirë, pasi në derë është Dinamo, e më pas emra si Kukësi, Tirana apo edhe Laçi.

Skuadra e Mehmetit në fundjavë regjistroi ndeshjen e dytë radhazi pa gol në kampionat. Në Shkodër, përballë Vllaznisë, kryeqytetasit krijuan raste, por shpërdoruan shumë duke treguar përsëri se në skuadër e vuajnë shumë finalizimin. Diçka e tillë u sinjalizua edhe në javën e 29-të përballë Skënderbeut, në një sfidë ku Partizani jo vetëm nuk shënoi, por edhe la dy pikë shumë të rëndësishme.

Në këtë sezon “të kuqtë” kanë shënuar 37 gola, me një mesatare shënimi 1.2 gola për ndeshje, ndërsa në renditje, Partizani ka sulmin e katërt më të mirë, pas Tiranës, Laçit dhe Kukësit. Në javën e 31-të, Partizani do të presë Dinamon, në derbin e kryeqytetit, në një sfidë ku kërkohet kthesa, jo vetëm në rezultate, por edhe në gola, sepse përballë do të jetë një kundërshtar, i cili ka “humbur” rrugën prej kohësh. Gjithsesi, e kaluara nuk premton shumë, sepse në këtë sezon, Partizani dhe Dinamo janë takuar pesë herë, dy në kupë dhe tre herë në kampionat, me Partizanin që ka shënuar vetëm 4 gola, dy prej tyre në Kupë, ndërsa ka pësuar dy herë dhe në pesë takime, 3 prej tyre nuk kanë prodhuar fitues.

Për t’u rikthyer përsëri te dy takimet e fundit, dy barazime pa gola, Partizani momentalisht është skuadra e dytë me më shumë barazime, 13 të tilla, dy më pak se Vllaznia që kryeson në këtë statistikë. Shumë barazime, në një sezon me shumë luhatje që kanë ndikuar drejtpërdrejt në formën e skuadrës që tani, misionin e vetëm ka të sigurojë sa më shpejt zonën europiane, pavarësisht kalendarit që ka përpara.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...