Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Harry Kane më shumë se “bomber”, asistuesi më i mirë në 5 ligat më të forta

Mes shumë befasive që po na bën ky sezon i pazakontë futbolli, i ndikuar negativisht nga pandemia, është njëra që do të bëjë të lumtur dashamirët më të thekur të statistikave. Midis emrave të zakonshëm ka edhe hapësirë ​​për të papriturat. Për ta besuar, duhet të shohësh renditjen e përgjithshme të asistuesve më të mirë, duke marrë në konsideratë pesë ligat më të forta në Europë, përkatësisht Serinë A, Premier League-n, Bundesligan, Ligue 1 dhe La Ligan.

Në krye është njeriu që askush nuk e pret. Sepse këtë renditje të veçantë e udhëheq ai që, zakonisht, merr asistimet dhe me dëshirë i kthen në gola. Referneca është për Harry Kane. Sulmuesi i Tottenhamit, gjatë këtij edicioni të kampionatit anglez, u ka shërbyer 10 herë për gol shokëve të skuadrës.

Një statistikë e jashtëzakonshme kur krahasohet me karakteristikat teknike të lojtarit dhe, mbi të gjitha, me faktin se ai kishte siguruar vetëm 7 asistime në tri vitet e fundit. Pjesa më e madhe e meritave sigurisht duhet t’i atribuohet punës së Josè Mourinhos, i cili, pasi mori drejtimin e skuadrës Londineze, arriti ta shndërronte “bomberin” anglez një bosht funksional në shërbim të ekipit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...