Harry Kane mbetet një nga sulmuesit më të kërkuar sa i takon merkatos së verës. Për futbollistin 29-vjeçar ka kërkesa nga klubet e Premier League (Manchester United po këmbëngul më së shumti), por edhe nga jashtë Anglisë është përfolur shpeshherë për një interesim nga ana e Bayern Munich.
Gjithsesi, për momentin vetë Harry Kane shprehet se mund edhe të rinovojë me Tottenham duke qenë se objektivi i tij është të fitojë trofe me londinezët.
“Të jem i sinqertë kohët e fundit nuk është se kemi biseduar shumë me klubin sa i përket rinovimit të kontratës. Jam i sigurt se në muajt e ardhshëm do të rinisin bisedimet, unë aktualisht jam totalisht i përqendruar te fusha dhe po mundohem të bëj më të mirën për skuadrën dhe veten.
Lexo edhe:
- Kane rikthen Tottenhamin te fitorja, zona Champions gjithnjë e më afër
- De Zerbi “peshkon” te ish-skuadra e tij, anglezët ofrojnë 20 milionë paund për një mbrojtës
- Chelsea i pandalshëm në merkato, fiton garën me PSG dhe Bayern për talentin e Lyon
- Milani e ka seriozisht për Zaniolon, sot takimi vendimtar në Romë
Kemi ende shumë objektiva që mund t’i arrijmë, duhet të vijojmë rrugëtimin në Champions League, të kualifikohemi në Champions sezonin e ardhshëm nëpërmjet kampionati ndërsa pas nuk mbetet edhe FA Cup. Ky është fokusi im për momentin.
E di mirë se do të ketë thashetheme dhe spekulime për të ardhmen por unë mbetet i fokusuar te objektivat. Dua të fitoj trofe me Tottenham dhe ky mbetet objektivi im prej ditës së parë me Spurs. Kemi një skuadër dhe trajner fantastik ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos jemi të suksesshëm, duhet të presim majin për të parë se çfarë kemi arritur”, u shpreh Harry Kane.
Situata kontratuale e Harry Kane
Sulmuesit anglez, që mban edhe shiritin e kapitenit te Tottenhami, i skadon kontrata me londinezët në verën e 2024-ës. Megjithatë deri tani palët nuk kanë gjetur akordin për të zgjatur bashkëpunimin.
Në një situatë të tillë, “Spurs”-at mund të vendosin ta shesin në merkaton e verës, për të mos e humbur me parametra zero. Bayerni i Mynihut dhe Manchester United janë klubet që kanë shfaqur interes për sulmuesin anglez. Që të dy këto klube do të provojnë ta marrin nga Tottenham gjatë verës, për të përforcuar sulmin.
Bavarezët janë ende në kërkim të një zëvendësuesi për Lewandowskin dhe shohin te Harry Kane profilin ideal për t’i besuar sulmin. Nga ana tjetër, edhe Ten Haag është në kërkim të pykës ideale, duke vënë në krye të listës pikërisht kapitenin e Tottenhamit.
Në Londër nuk do të dëshironin të hiqnin dorë nga sulmuesi kryesor dhe kapiteni i ekipit. Gjithsesi përballë dëshirës së tij, janë të pafuqishëm, ndaj do të provojnë të arkëtojnë sa më shumë gjatë verës. Vlera e kartonit të Kane llogaritet rreth 100 milionë euro. Megjithatë një vit para skadimit të kontratës, çmimi mund të ulet deri në 50-60 milionë.
