Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Hasan Lika: S’ka vend për nënvlerësim, Vllaznia detyrim fitoren

Me 6 fitore dhe një barazim në 7 takimet e para të kampionati, Vllaznia duket në shinat e duhura për t’u kthyer sa më parë në elitën e futbollit shqiptar, Pengesa e radhës është Vora, një kundërshtar modest, të cilin kuqeblutë do ta presin në “Reshit Rusi”. Trajneri Hasan Lika theksoi një ditë para kësaj sfide se nuk ka vend për nënvlerësim

“Pa dyshim që nuk ka asnjë shenjë nënvlerësimi ndaj kundërshtarit, sepse unë e kam thënë gjithmonë: secila ndeshje duhet vlerësuar maksimalisht, sepse ndryshe nuk kalohet me sukses. Edhe për sfidën e nesërme ndaj Vorës kemi të njëjtin mobilizim, me të njëjtin objektiv: fitoren. Edhe në ndeshjet jashtë Shkodre kemi gjithmonë këtë objektiv, jo më në fushën tonë, që është detyrim kjo gjë.”

Lika shpjegoi më pas se është i detyruar të bëjë disa ndryshime për arsye dëmtimesh apo pezullimesh.

“Kemi disa probleme me lojtarë të dëmtuar, apo të pezulluar, por kjo nuk është justifikim. Secili që do të zbresë në fushën e lojës e ka për detyrë të japë më të mirën e tij. Besoj se nuk do të lëvizim shumë nga formacioni dhe skema. Në vend të Krymit do jetë Bilali, ndërsa kapiteni Lika besoj se ta nisë ndeshjen ndaj minuta e parë, në pozicionin e tij”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...