Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Zbulohen prapaskenat e largimit të Hasan Likës nga Luftëtari

Ka qenë një nga trajnerët më të suksesshëm të këtij edicioni duke e çuar Luftëtarin nga zona e rënies drejt Europës, një objektiv që vjen për herë të parë në historinë e klubit. Megjithatë Hasan Lika nuk është më trajner i gjirokastritëve pasi palët në heshtje kanë pranuar divorcin, që duket si një rrufe në qiell të hapur.

Nuk ka diskutime që 58-vjeçari ka meritën absolute në ringritjen e skuadrës, madje të gjithë ishin të bindur se projekti i nisur do të vazhdonte më tej jo vetëm në Europë, por edhe edicionin e ri. Por cilat janë prapaskenat e largimit të tij? Kontrata e trajnerit përfundonte më 31 maj, por duket të kishte ndarë mendjen më përpara se të vinte kjo datë.

Timonieri nga kryeqyteti ka pritur deri në javën e fundit të kampionatit ndaj Lushnjës uljen në tavolinë për të nisur bisedimet, megjithatë kjo bisedë ka munguar. Burime pranë Hasan Likës bëjnë të ditur se ai vetë kishte vendosur të mbyllte këtu bashkëpunimin, madje shpeshherë është ndjere i shqetësuar nga zërat që e shihnin pranë rinovimit me Luftëtarin, apo dhe tek skuadrat e tjera.

Vetë Lika është ndjerë i lumtur për arritjen me Luftëtarin dhe mbi të gjitha me lojën e treguar në fushë. Ndjesia e kënaqësisë rritet akoma më shumë kur kupton se trajneri ka mbajtur premtimin e bërë tifozëve që në fillim, kur e mori Luftëtarin në zonën e rënies për ta dërguar në Europë. Në festën e fund sezonit trajneri ka qenë i vetëdijshëm për mbylljen e aventurës gjirokastrite, duke qenë prezent aty për t’i dhënë lamtumirën skuadrës dhe tifozëve.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...