Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hasan Lika zyrtarisht i larguar nga Luftëtari, bluzinjtë pa trajner

Hasan Lika nuk është më trajner i Luftëtarit. Marrëveshja mes teknikut 58-vjeçar dhe klubit gjirokastrit përfundonte më 31 maj dhe aktualisht nuk ka asnjë detyrim kontraktual mes palëve.

Për momentin presidenti Tavo ende nuk e ka konfirmuar nëse do të tentohet një marrëveshje e re me Likën, apo do të provohet një tjetër rrugë, ndoshta me një trajner që do të vijë nga jashtë kufijve.

Lika e morri drejtimin e bluzinjve në muajin tetor kur skuadra po kalonte një moment krize. Nën drejtimin e tij Luftëtari arriti të konkretizonte rezultatin më të rëndësishëm në historinë e klubit, pjesmarrjen në Europa League.Në 30 takime në kampionat ai arriti të koleksiononte 15 fitore duke përmirësuar jo vetëm fazën sulmuese, por edhe atë mbrojtëse.

Në përfundim të edicionit, rinovimi u duk se do të ishte automatik për shkak të ecurisë unikale të kësaj skuadre, por diçka e tillë nuk ndodhi madje nuk ka pasur as bisedime për të gjetur një akord të mundshëm.

Në këtë mënyrë janë ndarë rrugët mes Hasan Likës dhe Luftëtarit, një histori dashurie e shkurtër dhe e zjarrtë e cila u mbyll me një fund të paparashikuar, nga sot tekniku  58-vjeçar rikthehet sportivisht “single”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...