Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hasani: Më “hanë këmbët” për të luajtur, sonte fiton Tirana

Edon Hasani do të jetë mungesa e madhe e Tiranës në mbrëmjen e sotme në derbi, pasi një dëmtim nuk e ka lejuar të zbresë në fushë dhe të kontribuojë. Para takimit, fantazisti shkodran deklaroi se “i hanë këmbët” për të luajtur, ndërsa shtoi se sonte pret që mbrëmja të ngjyroset bardheblu.

Sa e vuan faktin që do ta shohësh si tifoz këtë derbi?
Më vjen shumë keq që nuk mundem të ndihmoj ekipin në këtë takim, por jam i sigurt që të gjithë bashkë do të arrijmë të fitojmë. Këto emocione që po përjetoj tani, do të doja t’i përjetoja në fushën e lojës. Po më hanë këmbët për të luajtur, pro shpresoj të rikthehem sa më shpejt.

Çfarë ju bën të shpresoni te fitorja?
Egboja e ka përgatitur shumë mirë ndeshjen, pavarësisht dëmtimeve që kemi. Gjatë javës është rikthyer atmosfera pozitive dhe besojmë shumë te fitorja sot. Sot është shumë e rëndësishme që të fitojmë dhe besoj se i kemi të gjitha mundësitë e cilësitë, për t’ia dalë. Herën e fundit që kemi fituar, ka qenë në këtë vend, por në stadiumin e vjetër.

Çfarë ndodh te Tirana? A e meriton Egbo konfirmimin si trajner i parë, nëse fiton sot?
Më vjen keq për dy trajnerët e parë, që ishin profesionistë dhe u munduan të bëjnë më të mirën për ekipin. Mendoj se Egbo e meriton konfirmimin, nëse do të fitojmë derbin sot.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...