Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hasani nuk i mjafton Tiranës, Dinamo City reziston me 10 lojtarë në derbi

Përfundon pa fitues derbi Tirana-Dinamo City. Dy skuadrat kryeqytetase, e mbyllën në barazim 1-1 takimin e luajtur në “Selman Stërmasi”.

Të parët kaluan në avantazh bardheblutë. Ishte minuta e 40’ kur i përhershmi Florian Hasani i dha kryesimin Tiranës me golin e gjashtë personal në Superiore.

Blutë reaguan dhe rikthyen baraspeshën në minutën e 52’. Braziliani Denisson Silva barazoi falë një goditjeje potente nga brenda zonës.

Lexo edhe: 

Dinamo City mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 74’. Pas daljes me të kuq të senegalezit Bakary Goudiaby.

Edhe pse Tirana tentoi fitoren deri në fund, Dinamo City rezistoi dhe siguroi një pikë tepër të rëndësishme në ndeshjen e rikthimit në stol të Dritan Mehmetit.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...