Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Hasani: Mungesat peshojnë, por kemi kualitet për të mposhtur Çekinë

Bashkë me Bernard Berishën në konferencën për shtyp ishte i pranishëm edhe mesfushori tjetër i përfaqësueses së Kosovës, Florent Hasani. Ky i fundit e pranoi se mungesat e emrave të mëdhenj do të peshojnë shumë në këto dy sfida te dardanët por në të njëjtën kohë 22-vjeçari i cili luan në kampionatin hungarez shtoi se Kosova ka kualitetin e duhur për të marrë tre pikët ndaj Çekisë.

“Mungesat janë të rëndësishme pasi bëhet fjalë për lojtarë kryesorë të skuadrës sonë, por te Kosova ka futbollistë të tjerë që presin me padurim ta tregojnë veten. Çekia është një kombëtare me përvojë, por besoj që me kualitetin që kemi ne do të marrim tre pikë. Kjo ndeshje besoj që do të jetë vendimtare, pasi që të dyja skuadrat priten të luftojnë fort për vendin e dytë”.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...