Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Hasenhuttl: Goditja në fytyrë nervozoi Brojën, i adhuron ndeshjet kundër West Ham

Armando Broja ishte edhe njëherë tjetër lider i Southampton ndërsa në mbrëmjen e djeshme i dhuroi “Shënjtorëve” kualifikimin në çerekfinalet e FA CUP ndaj West Ham me rezultatin 3-1. Futbollisti i kombëtares nuk e nisi ndeshjen nga minuta e parë, teksa trajneri Ralph Hasenhuttl e aktivizoi vetëm në minutën e 46 të pjesës së dytë. Por, për 20-vjeçarin nuk kishte asnjë problem dhe prej atij momenti u shndërrua në një kërcënim për prapavijën e West Ham me shpejtësinë e tij.

Fillimisht, Broja fitoi penalltinë që Ward Prowse e shënoi për të marrë avantazhin në shifrat 2-1, ndërsa në fundin e sfidës në minutën e 95, Broja i “vuri kapak” çështjes së kualifikimit teksa në një aksion individual “vallëzoi” mes mbrojtjes së West Ham për të realizuar një supergol. Sigurisht, pas sfidës nuk munguan edhe lavdërimet nga ana e trajnerit Hasenhuttl i cili theksoi se Broja mori një goditje në fytyrë e cila e nervozoi dhe që e motivoi edhe më shumë.

Impakt i madh nga stoli për Brojën- “Është ajo çfarë duhet të bëjë një lojtar që vjen nga pankina, duhet të ketë pikërisht atë impakt në lojë. Edhe në ndeshjen e kaluar kundër West Ham ka një qenë një rrezik konstant për ata, mesa duket i adhuron ndeshjet kundër tyre.

Si po shkon zhvillimi i tij? Pas dy ndeshjeve jo edhe aq të mira, ai u rikthye te performanca e nivelit të lartë. Ka akoma ndeshje përpara, mendoj se Broja mori një goditje në fytyrë që e nervozoi edhe më shumë, por nëse duhet kjo për ta motivuar atëherë le të marrë goditje të tilla në çdo ndeshje”, u shpreh Hasenhuttl, për xhevahirin e skuadrës së tij.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...