Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Hasenhuttl “nuk e lëshon” Brojën: Chelsea në pozitë të vështirë!

Southampton kërkon më çdo kusht të mbajë në organikën e saj edhe për sezonin e ardhshëm Armando Brojën. 20-vjeçari shqiptar ka shkëlqyer me fanellën e “Shenjtorëve” duke realizuar nëntë gola sezonalë, teksa tekniku Ralph Hasenhuttl ka një vlerësim të lartë për sulmuesin. Megjithatë, drejtuesit e Southahmpton po hasin vështirësi për të komunikuar me klubin që zotëron kartonin e Brojës, Chelsea.

Situata te Blutë e Londrës nuk është nga më të mirat duke qenë se presidentit Roman Abramovich i janë ngrirë të gjitha asetet si pasojë e sanksioneve që ka vendosur qeveria britanike për oligarkët rus në mbështetje të Putin. Dhe, për sa kohë të jenë në fuqi këto sanksione, në klubin e Chelsea nuk mund të bëjnë asgjë rreth shitjes apo blerjes së futbollistëve në merkato.

Ndaj, edhe Hasenhuttl, tekniku aktual i Brojës ka shprehur shqetësimin ndërsa theksoi se nuk po gjejnë personin e duhur te Chelsea për të biseduar rreth të ardhmes së futbollistit të kombëtares kuqezi.

“E dimë të gjithë situatën në të cilën ndodhet Chelsea, ka pasur shumë zhvillime atje. Në këtë moment nuk është e lehtë të gjejmë personin e duhur për të folur mbi të ardhmen e Brojës. Por, ndoshta duhet të shohim edhe anën e mirë pasi në këtë formë Broja mund të përqendrohet te fusha për ta mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon.

Sa më lart në klasifikim të jemi, aq edhe më tërheqës bëhemi për lojtarët që të qëndrojnë këtu dhe ky është objektivi jonë deri në fundin e sezonit”, u shpreh Hasenuttl. Southampton rikthehet në fushë të shtunën teksa pret në shtëpi Arsenalin, një sfidë në të cilën Armando Broja pritet ta nisë nga minuta e parë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...