Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Hasenhuttl tregon shkaqet e “rënies” së Brojës dhe e kërkon edhe një vit te Southampton

Trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl ka kërkuar që të zgjasë qëndrimin e talentit të kombëtares shqiptare, Armando Brojës me një tjetër sezon.

20-vjeçari u bashkua me Southampton në formë huazimi nga Chelsea në verë. Gjatë këtij sezoni Broja ka shënuar gjashtë gola në 29 paraqitje në Premier League.

Ndërsa ka folur përpara ndeshjes kundër Crystal Palace, Hasenhuttl tha: “Në këtë moment nuk është e lehtë të negociosh me Chelsea-n. Nuk ka dyshim dhe nuk është për t’u habitur që dua që ai të qëndrojë këtu edhe një vit. Unë e di se kjo do të ishte mirë për të.”

Hasenhuttl pati deklaruar në janar se bisedimet për të zgjatur qëndrimin e shqiptarit te Southampton ishin në zhvillim e sipër. Megjithatë këtë e tha përpara se ndal Chelsea-t të vendoseshin kufizimi transferimi për shkak të sanksioneve ndaj pronarit Roman Abramovich nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, në muajin mars.

Pavarësisht fillimit shumë të mirë të sezonit me Southampton, me katër gola nga gjashtë në total që ka shënuar, Broja tashmë ka 10 takime pa realizuar, “thatësira” e tij më e gjatë që nga transferimi te ekipi i Hasenhuttl.

Megjithatë, Hasenhuttl nuk është I shqetësuar nga rënia e formës së sulmues, për të cilin shtoi: “Intersantja është se lojtarët e rinj nuk lejohen të bëjnë, dy apo tre-katër ndeshje të këqija, sepse nuk është e kuptueshme. Por është e kuptueshme. Pas performancës që bëri, të gjithë e njohin tani dhe të gjithë po kujdesen për të. Është shumë më e vështirë. Unë e di këtë si sulmues. Nëse askush nuk ju njeh dhe nuk i njeh pikat tuaja të forta, atëherë është më e lehtë të konkurroni. Është krejtësisht normale që vjen një moment që të kesh pak ngecje. Gjëja më e rëndësishme është që ai të fillojë të punojë shumë përsëri dhe të luftojë për të qenë i rrezikshëm.”

Broja ka shënuar gola vendimtarë për Southampton këtë sezon. Ai shënoi në fitoren 1-0 ndaj Leeds United si dhe realizoi golin e parë në fitoren 3-2 kundër Tottenham.

Para periudhës në Southampton, Broja kaloi sezonin e kaluar në formë huazimi te skuadra holandeze e Vitesse, ku shënoi 10 gola në 30 paraqitje. Ai bëri debutimin me Chelsea-n në mars të 2020-ës, në fitoren e “bluve” ndaj Everton-it me rezultatin 4-0 në Premier League.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...