Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Hashim Thaçi i dorëzon Majlinda Kelmendit pasaportën diplomatike

Kampionia e madhe e Kosovës në sportin e Xhudos, Majlinda Kelmendi, trajneri i saj Driton Kuka si dhe kreu u Federatës Kosovare të Xhudos,  Agron Kuka, kanë marrë nga vetë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasaportën diplomatike. Njoftimi i bë nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale nga kreu i shtetit më të ri në Europë.

“Në mënyrë solemne, sot kam ndarë pasaportën diplomatike për xhudisten e artë, Majlinda Kelmendi, për trajnerin Driton Kuka dhe kryetarin e Federatës së Xhudos, Agron Kuka. Majlinda është ambasadorja më e çmuar e vendit tonë dhe personifikon suksesin e Republikës së Kosovës në botë”.

Këtë vlerësim e ka mirëpritur edhe trajneri i saj, Driton Kuka, që ka reaguar gjithashtu në Facebook.

“Presidenti Thaçi i dha solemnisht pasaportën diplomatike, kampiones olimpike. Ambasadorja më e mirë e vendit dhe popullit tim. Presidentit, kryeministrit Haradinaj dhe stafit në Ministrisë së Punëve të Jashtme u jemi mirënjohës për avancimin e kësaj çështjeje. Besoj që e ka merituar”.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...