Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Hat-trick autogolash, Moore “i dhuron” Zelandës së Re humbjen e thellë

Mbrojtësja e Zelandës së Re Meikayla Moore shënoi tre autogola dhe u zëvendësua para përfundimit të pjesës së parë në një humbje të rëndë ndaj Shteteve të Bashkuara në Kupën “She Believes” (Ajo Beson).

Moore, e cila luan për liderët e Champions League, Liverpool, shënoi dy autogola në gjashtë minutat e para. Gjërat u përkeqësuan për Moore kur ajo kaloi një tjetër top në portën e Erin Nayler brenda 45 minutave të fraksionit të parë të ndeshjes.

Ashley Hatch dhe Mallory Pugh shënuan për SHBA në pjesën e dytë dhe e çuan rezultatin në shifrat 5-0.

Hat-triku i autogolave ​​të Moore, i shënuar me këmbën e saj të majtë, këmbën e djathtë dhe një goditje me kokë, erdhi përpara se ajo të zëvendësohej në minutën e 40-të dhe kjo kontribuoi në humbjen e dytë të Zelandës së Re në Kupën “She Belives”.

Ata humbën 1-0 ndaj Islandës të premten, ndërsa SHBA-të barazuan me Çekinë.

“Çdo lojtar që ka luajtur dhe nuk ka rëndësi në çfarë niveli, ka ndeshje të shkëlqyera dhe ndeshje të vështira, dhe “Mouse” (Moore) kishte një ditë të vështirë. Natyrisht, ajo është e trishtuar dhe e zhgënjyer, por ajo është një person dhe lojtare e pabesueshme që i përket këtij ekipi. Ne jemi të gjithë pas saj në këtë moment të vështirë.”- tha trajneria e Zelandës së Re Jitka Klimkova.

Të dyja skuadrat luajnë ndeshjen e tyre të mbetur të mërkurën, me Zelandën e Re që përballet me Republikën Çeke dhe SHBA-të përballë Islandës.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...