Connect with us

Hi, what are you looking for?

Carabao Cup

Havertz shënon tre herë, Chesea kualifikohet me goleadë, Arsenali eliminon Leicester!

Fitore tenistike për Chelsean që u kualifikua në 1/8-at e Carabao Cup ose siç njihet ndryshe Kupës së Ligës në Angli falë suksesit 6-0 ndaj modestëve të Barnsley në Stamford Bridge. Shkëlqeu në këtë duel talenti gjerman Kai Havertz me një tripletë teksa shënoi 3 golat e tij të parë me fanellën e Chelsea-t, rrugën e rrjetës e gjetën edhe Abraham që zhbllokoi shifrat, Barkley dhe Giroud që e çoi rezultatin në 6-0. Avancoi më tej edhe Arsenali që triumfoi 0-2 në transfertën e vështirë ndaj Leicester City. Autogoli i Fuchs dhe goli i Nketiah i dhanë fitoren skuadrës së Mikel Artetës. Fitore të lehta edhe për Everton me shifrat 2-5 në transfertën ndaj Fleetwood dhe Neëcastle me rezultatin e thellë 0-7 në sfidën ndaj Morecambe të kategorisë së 4-t.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...