Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Haxhimusa nderon Dritën në derbi, goleadë në Flamurtari-Trepça ’89

Derbi i Anamoravës ka shkuar për Dritën, që ia doli të triumfojë me rezultatin 2-0 ndaj Gjilanit dhe t’i parakalojë këta të fundit në renditje, duke shkuar në kuotën e 34 pikëve, aq sa ka edhe Prishtina e vendit të dytë.

Nën një atmosferë të jashtëzakonshme, të krijuar nga tifogrupet “Intelektualët” dhe “Skifterat” në stadiumin e qytetit të Gjilanit, të dy skuadrat dhuruan një futboll të luftuar dhe me shumë emocione.

Megjithatë pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa festa në shkallët e stadiumit shpërtheu në minutën e 65-të, kur sulmuesi Betim Haxhimusa arriti të shënojë golin e avantazhit për Dritën.

Skuadra e Gjilanit provoi të reagojë, por kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga fundi, ishte sërish Betim Haxhimusa që shënoi edhe golin e dytë për Dritën, pas një daljeje të shpejtë, duke vulosur suksesin e “Intelektualëve”.

Një tjetër sfidë spektakolare u zhvillua edhe në Prishtinë, ku Flamurtari arriti të triumfojë me rezultatin 4-3 përballë Trepçës ’89. Vendasit e nisën vrullshëm ndeshjen dhe kaluan në avantazh shpejt me anë të Maxhunit, por po kaq shpejt barazoi skuadra nga Mitrovica me anë të Manajt.

Megjithatë në minutat 39’ dhe 40’ kuqezinjtë gjetën edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës, me anë të Zeqajt dhe Kelmendit, duke shkuar në pushim me avantazhin e dy golave dhe me fitoren thuajse të sigurt.

Por miqtë nuk ishin dorëzuar dhe arritën të shënojnë dy herë në fillim të pjesës së dytë, fillimisht me Eminin dhe më pas me Hotin, duke rikthyer edhe njëherë baraspeshën në rezultat, ndërsa goli i fitores për Flamurtarin u shënua nga Gucev rreth 10 minuta para fundit të lojës.

Nuk pati fitues në përballjen mes Dukagjinit dhe Llapit, që u mbyll në shifrat 0-0, ndërsa pas kësaj jave kampionati në Kosovë kryesohet nga Ballkani me 37 pikë, i ndjekur nga Prishtina e Drita me 34 pikë dhe më pas Gjilani me 32 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...